Saturday, February 25, 2012

Shendet të fortë si hekur

Pa hekur nuk do të kishte hemoglobinë në gjak. Hemoglibina i jep rruzave të kuqe të gjakut ngjyrën e tyre. Dhe është  hemoglobina e cila e bart oksigjenin në të gjithë pjesët e trupit. Nëse ke mungesë hekuri, një sasi e pamjaftueshme e furnizimit me oksigjen në hemoglobinë do të rezultojë në ndjenjën e lodhjes, kokëdhembjeve. Meshkujt nuk kanë nevojë të brengosen edhe aq: shumica e meshkujve kanë një rezervë të hekurit të ruajtur në trupin e tyre që mund të zgjasë për 3 vite! Por grave, për shkak të ciklit menstrual që kanë, ju duhet dy herë më shumë hekur se sa meshkujve. Dhe sasia është edhe më e lartë për gratë shtatzana. Vitamina C dyfishon sasinë e hekurit që trupi absorbon: kështuqë është ide e mirë të shtoni një gotë nga lëngu i portokallit apo grejpfrutit gjate ushqimit. Në anën tjetër, çaji zvoglon sasine e hekurit që absorbohet për 50% kurse kafeja për 39%.

No comments:

Post a Comment