Sunday, February 26, 2012

Te ushqyerit pas nje lodhjeje fizike


Pas një ndeshje, ose një stërvitje të vështirë, atleti ndjehet i lodhur, ka akumuluar një sasi të konsiderueshme të ashtuquajturave toksina te lodhjes, te cilat shkaktojne një gjendje të aciditetit në mjedisin e trupit tuaj.Te ushqyerit pas përpjekjeve dhe ushtrimeve intensive jo vetëm që duhet të plotësoje, por duhet të ndihmojë procesin e detoksifikimit te trupit..Në trup, në fakt, mund të gjendet:1 °Humbja e ujit
2 ° humbje e kripërave3 ° akumulimi i substancave acidike4 ° zbrazje te rezervave te sheqerit
Prandaj kontributet e ndryshme të lëngjeve, kripërave minerale, vitaminave, sheqernave, proteinave, yndyrnave  përdoren për të sjellë përsëri trupin në kushte normale.Pas cdo lodhjeje fizike prej ushtrimit pason një gjendje e fortë e acidozës ne trup për këtë arsye, menjëherë pas një përpjekjeje të tillë,keshillohet pirja e një lengu qe permban alkaline, te pasur me shume kripera(per te rikthyer mineralet ne trup) dhe prej glukozës.Më pas, për të filluar qe te mbushen depozitat e glykogjenit, te pihen 200-250 gram Maltodextrin te shkrire ne shume uje.(sipas deshires sasia e ujit)Vakti hahet së paku dy orë pas ushtrimit, pasi organizmi eshte shumë i lodhur për të tretur dhe duhet te jete "alkanizuar" me se mire para ngrenies.
Lista e ushqimit qe ndihmojne ne kete "alkanizim":fiq, kajsi të thata, spinaqi, datat, rrepa, karrota, selino, marule, lëng ananasi, patate, kajsi, lulushtrydhe, lëng domate, qershi, banane, portokall, domate, lulelakër, pjeshkë, grejpfrut, lëng limoni , kërpudha, mollë, dardha, rrush, qumësht, qepë, bizele të freskëta.Ushqimet acidifikuese:vezë, e verdhë veze, midhje, lepur,  proshutë viçi , mish pule, spageti, makarona, miell, skumbri, oriz, bukë, djathë, çokollatë.





No comments:

Post a Comment