Saturday, February 25, 2012

Si të zvogëloni kolesterolin


Për të zvogëluar kolesterolin së pari zvogëlo ushqimet me yndyrë të tepërt. Për të bërë këtë ha mish pa dhjam dhe pi qumësht të skremuar në vend të qumështit të plotë. Bëj të njejtën për të gjithë produktet e bylmetit. Alkooli gjithashtu duhet pirë me masë. Jo më shumë se dy gota në ditë. Bëj ushtrime rregullisht, për shembull ecje. Merr vitamin E sepse ajo zvogëlon rrezikun nga sëmundja koronare. Vitamina C dhe Vitamin B6 gjithashtu luftojnë akumulimin e kolesterolit. Përdor vajrat: vaj misri, vaj nga farat e lulediellit, sojes, lirit, etj. Konsumimi ditor i peshkut do të ishte ideal për parandalimin e problemeve kardio vaskulare, kështu është demostruar në një numër të studimeve të bëra në popullata që konsumojnë peshk. Sa për vajin e peshkut ai përdoret për të trajtuar çrregullimet e arterieve. Efektet e tij mund të ndihen në më pak së gjashtë javë. Vaji i peshkut përmban dy acide të yndyrës të pangopur të cilat janë shumë të dobishme për arteriet.

No comments:

Post a Comment