Pesha trupore është e përberë prej 3 masave: masës
muskulore, masës dhjamore dhe masës ujore. Të gjitha këto me një fjalë i quajmë
peshë trupore.
Njeriu mesatar me peshë trupore 75 kg përmban diku
rreth 53 kg muskuj, 7 kg ujë dhe 15 kg dhjamë. Ata të cilët merren me ushtrime
të fituesit, pra varësisht prej ushqimit dhe stërvitjes, mund të rrisin masën
muskulore dhe njëkohësisht të zvogëlojnë masën dhjamore në trup. Pra, nëse një
ushtrues fitnesi peshon 75 kg, trupi i tij do të përmbajë 66 deri 70 kg muskuj
dhe 5 deri 9 kg dhjamë.
Edhe
pse pesha trupore mund të jetë e njëjtë, përqindja e masave trupore është ajo e
cila e dallon atë që merret me fitnes dhe atë që rri ulur. Nga ky shembull
kuptojmë se kur ushtrojmë fitnes, e rëndësishme është të dimë përqindjen e tri
masave trupore e jo vetëm peshën e trupit, sepse nganjëherë edhe pse ushtruesi
ka mbipeshë trupore, por ka përqindje të ultë të masës dhjamore, ai mund të
ketë formë të mirë të trupit dhe të duket sikur ka peshë mesatare. Kjo ndodh
edhe në të kundërtën; nëse ushtruesi është nën peshë trupore, por ka përqindje
të lartë të masës dhjamore, ai mund të duket sikur ka mbipeshë dhe të ketë
formën jo të mirë trupore.
No comments:
Post a Comment