Pa marrë parasysh shkakun për të cilin keni
vendosurtë shkoni në palestër, do të duhej t’i hidhnit një sy disa këshillave
që mund të ndërmerni para se të filloni me ushtrimet, çfarë pajisjesh do duhej
të keni me vete dhe si do të bashkëpunoni me trajnierin tuaj. Para dhe pas
ushtrimeve, si dhe para vrapimit, një tendosje apo një ngrohje paraprakisht
është gjithmonë e detyrueshme. Gjatë peshëngritjes muskujt tuaj mund të kenë
ngërçe, prandaj një ngrohje paraprake është e domosdoshme.
Rrobat
Nëse vendosni se me çfarë
ushtrimesh do të merreni, veshja juaj duhet të jetë sa më komode, nuk duhet
t’iu shtrëngojnë dhe duhet të jenë prej pambuku.
Jeleku
Gjithmonë
përdorni një model “sportiv”, në mënyrë që gjoksi juaj të jetë më I shtrënguar
gjatë aktiviteteve tuaja fizike.
Peshqiri
dhe papuçet
Gjithmonë mbani me vete një peshqir
dhe një palë këpucë, për t’u siguruar se do t’u shmangeni infeksioneve të
mundshme. Prandaj mos ecni këmbë zbathur në dhomën e ushtrimeve.
Rrobat
Nëse vendosni se me çfarë
ushtrimesh do të merreni, veshja juaj duhet të jetë sa më komode, nuk duhet
t’iu shtrëngojnë dhe duhet të jenë prej pambuku.
Bashkëpunimi
me instruktorin
Para se të filloni ushtrimet,
gjithmonë konsultohuni me trajnerin për gjërat e tua fillestare, mënyrën e
jetës suaj dhe për qëllimet që doni të arrini. Detyrimisht njoftojeni nëse
vuani nga ndonjë sëmundje apo keni ndonjë pengesë.
Frymëmarrja
Është mjaft e rëndësishme që gjatë
ushtrimeve të merrni frymë nëpërmjet hundës. Kështu lodhja do të jetë më e
pakët. Merrni frymë pandërprerë. Sa më thellë të merrni frymë aq më pak lodhje
do të ndieni.
Pini
ujë
Me djersitjen tuaj gjatë shtrimeve
humbin edhe mineralet, kështu që së paku duhet të konsumoni një litër ujë
natyral. Nëse vendosni për ndonjë pije tjetër, atëherë zgjidhni ndonjë që
përmban vitamin C.
Nxehja
Ushtrimi nuk duhet të fillojë pa
një ngrohje. Muskujt e përgatitur për ushtrime janë më elastik dhe e durojnë më
shumë lodhjen.
Të
ushqyerit
Shmangiuni ushtrimeve me barkun
plot, por edhe me barkun bosh. Nëse jeni të uritur nuk do të keni energji. Para
se të fillonit ushtrimet do të ishte mirë të hani banana.
Ushtrimet
dhe kilogramët
Nëse qëllimi kryesor i ushtrimeve
për ju është largimi i kilogramëve të tepërt, atëherë mos e teproni, dhe mos
jinni shumë të kënaqur me rezultatet që tregon peshorja. Një pasqyrë më të
qartë e japin dukja dhe garderoba që keni veshur.
Mos
i lini pas dore yndyrnat
Është mjaft e rëndësishme që të
mbani një barazpeshë për trupin tuaj dhe për të mos humbur yndyrën në
përgjithësi. Yndyra është një masë energjitike e cila e furnizon organizmin kur
ka nevojë për të.
No comments:
Post a Comment