Saturday, February 25, 2012

Aktiviteti fizik, mekanizem kunder qelizave te kancerit


KALIFORNI - Aktiviteti fizik është lidhur më parë me uljen e rrezikut të kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë, por tani shkencëtarët kanë filluar t'a kuptojnë pse.
 Dihet se sa më shumë qeliza me shumë yndyrë në trup, aq më shumë insulinë dhe estrogjen, të cilat të dyja mund të ndihmojnë rritjen e qelizave të kancerit.
 Dr Jennifer Liton nga Kalifornia, thotë se veprimtaria fizike mund t'i ndryshojë qelizat përreth, si dhe të ulë nivelet e estrogjenit, insulinës dhe kimikateve të tjera që shërbejnë si ushqim për qeliza e tumorit.
 Ushtrimet fizike gjithashtu ndihmojnë në uljen e stresit, gjë që ndikon në pakësimin e pezmatimeve. Stresi dhe pezmatimi  gjithashtu ndihmojnë rritjen e qelizave të kancerit.
 Studimi ku morrën pjesë mbi 4000 gra me kancer të gjirit, zbuloi se ato gra që kishin nivel të lartë aktiviteti fizik ishin 50 përqind më pak në rrezik për të vdekur nga ky lloj kanceri, në krahasim me gratë që nuk kryenin ushtrime fizike.
 Një tjetër studim me pjesmarrjen e 3000 grave zbuloi se dobia më e madhe e ushtrimeve fizike ndodh kur gratë ecin me një ritëm mesatar 3 deri në 5 orë në javë. Rezultatet u botuan në revistën Cancer Epidemiologjy.
 Dr Jennifer Liton, një nga autoret e studimeve, thotë se çdo njeri ka qelizave abnormale dhe organizmi është programuar për t'i gjetur dhe shkatërruar ato. Ndoshta veprimtaria fizike mund të jetë një prej shumë mekanizmave që e ndihmojnë organizmin t'a bëjë këtë. 

No comments:

Post a Comment