Për të zvogëluar kolesterolin së pari zvogëlo
ushqimet me yndyrë të tepërt. Për të bërë këtë ha mish pa dhjam dhe pi qumësht
të skremuar në vend të qumështit të plotë. Bëj të njejtën për të gjithë
produktet e bylmetit. Alkooli gjithashtu duhet pirë me masë. Jo më shumë se dy
gota në ditë. Bëj ushtrime rregullisht, për shembull ecje. Merr vitamin E sepse
ajo zvogëlon rrezikun nga sëmundja koronare. Vitamina C dhe Vitamin B6
gjithashtu luftojnë akumulimin e kolesterolit. Përdor vajrat: vaj misri, vaj
nga farat e lulediellit, sojes, lirit, etj. Konsumimi ditor i peshkut do të
ishte ideal për parandalimin e problemeve kardio vaskulare, kështu është
demostruar në një numër të studimeve të bëra në popullata që konsumojnë peshk. Sa
për vajin e peshkut ai përdoret për të trajtuar çrregullimet e arterieve.
Efektet e tij mund të ndihen në më pak së gjashtë javë. Vaji i peshkut përmban
dy acide të yndyrës të pangopur të cilat janë shumë të dobishme për arteriet.
No comments:
Post a Comment