Saturday, February 25, 2012
Shendet të fortë si hekur
Pa hekur nuk do të kishte hemoglobinë në gjak.
Hemoglibina i jep rruzave të kuqe të gjakut ngjyrën e tyre. Dhe është hemoglobina e cila e bart oksigjenin në të
gjithë pjesët e trupit. Nëse ke mungesë hekuri, një sasi e pamjaftueshme e
furnizimit me oksigjen në hemoglobinë do të rezultojë në ndjenjën e lodhjes,
kokëdhembjeve. Meshkujt nuk kanë nevojë të brengosen edhe aq: shumica e meshkujve
kanë një rezervë të hekurit të ruajtur në trupin e tyre që mund të zgjasë për 3
vite! Por grave, për shkak të ciklit menstrual që kanë, ju duhet dy herë më
shumë hekur se sa meshkujve. Dhe sasia është edhe më e lartë për gratë
shtatzana. Vitamina C dyfishon sasinë e hekurit që trupi absorbon: kështuqë
është ide e mirë të shtoni një gotë nga lëngu i portokallit apo grejpfrutit
gjate ushqimit. Në anën tjetër, çaji zvoglon sasine e hekurit që absorbohet për
50% kurse kafeja për 39%.
Labels:
si te ushqehemi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment